Një grua goditet nga kamioni në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një grua ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një kamion në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili po ashtu ka treguar se e lënduara po merr tretman mjekësor në emergjencë.

“Rreth orës 9 e 30 në magjistralen Prishtinë-Pejë një këmbësore është goditur nga një kamion. E lënduara është dërguar në emergjencë përderisa njësitet policore të trafikut po merren me procedurat e vendshiqimit dhe ato hetimore lidhur me rrethanat dhe shkaktarët e aksidentit”, tha Hoxha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme