Komisioni i Zgjedhjeve ka njoftuar se zgjedhjet e përgjithshme në Indi do të mbahen në shtatë faza të ndryshme. Ato do të fillojnë më 11 prill dhe do të përfundojnë më 19 maj.
Këto zgjedhje do të shërbejnë për përzgjedhjen e anëtarëve të Dhomës së Ulët, ndërsa votat do të numërohen më 23 maj, katër ditë pas datës së fundit të kësaj gare.
Këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të mëdha në botë. Në to kanë të drejtë vote rreth 900 milionë njerëz.
Liderët e dy partive të fuqishme rivale e kanë formuar një koalicion për të garuar kundër partisë së kryeministrit Modi, BJP, në Uttar Pradhesh, rajonin me numrin më të madh të popullsisë. Fituesi i zgjedhjeve në këtë rajon do të shërbejë si sinjal për fituesin e përgjithshëm të tyre.
Dhoma e Ulët i ka 543 ulëse. Secila parti apo koalicion duhet t’i fitojë së paku 272 ulëse për ta gëzuar të drejtën për themelimin e qeverisë, shkruan “BBC”.