Dodiku për Platformën: Edhe Republika Serbe, si Kosova

Kryesuesi i Presidencës së Bonjë e Hercegovinës Milorad Dodik ka deklaruar se çështja e Kosovës nuk mund të ndahet assesi nga çështja e Republikës Serbe dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai ka vlerësuar se Platforma e Kosovës për dialog është listë e dëshirave të bukura të njërës palë.

Siç njofton gazeta e Beogradit “danas” ai ka thënë se në Republikën Serbe përcillet me kujdes ç’po ndodh në marrëdhëniet e Prishtinës e të Beogradit por edhe në ato të Prishtinës e Tiranës, pasi, ka thënë ai, Kosova është çështje gjithëserbe e jo vetëm çështje e Beogradit zyrtar.

„Duhet të shohim se si do të sillet bashkësia ndërkombëtare ndaj kësaj çështjeje e cila assesi nuk mund të ndahet nga çështja e Republikës Serbe dhe Bosnjë e Hercegovinë. Pse Kosova të jetë rast ‘sui generis’”, citohet të ketë thënë Dodik transmeton Koha.net.

Ai është pyetur se si është e mundur që 500 kilometra larg nga Republika Serbe të vlejnë rregulla të tjera ndërkombëtare për rrethana,sipas tij, të njëjta ose të ngjashme politike.

„Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje. Ose heshtja e bashkësisë ndërkombëtare rreth së Kosovës është sinjal edhe për Republikën Serbe se mjafton që njëanshëm të bëhet lista e dëshirave të bukura dhe të faturohen ato në Sarajeve“, ka thënë Dodik.

Sipas tij, Kosova me Platformë, i ka vënë pikën dialogut me Serbinë për marrëveshjen e ndërsjellë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme