Tensione pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, banorët shtrihen në rrugë kundër prishjes së një banese

Banorët e një banese pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” kanë bllokuar rrugën duke u shtrirë për të ndaluar IMT që të prishin banesën e tyre.

Mësohet se trualli ku është ndërtuar banesa u është kthyer pronarëve, e Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po tenton të prishë ndërtesën.

Gjithashtu ata kanë ndezur edhe disa vatra zjarri pranë banesës.

Sipas banorëve të kësaj ndërtese ata disponojnë dokumentacion të rregullt, e toka është në pronësi të shtetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme