Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria aktuale me veprimet e saj është duke i rrezikuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë e sidomos me Shtetet e Bashkuara.
Mustafa ka thënë se Qeveria aktuale me veprimet e saj është duke i rrezikuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë e sidomos me Shtetet e Bashkuara.
Ai këto komente i bëri në 29 vjetorin themelimit të Forumit të Gruas në LDK, duke shtuar se është në interes të qytetarëve që të ketë bashkëpunim me ndërkombëtarët në mënyrë që të përmbushet agjenda evropiane.
“Kosovës i nevojitet një orientim i tillë dhe pa një të tillë ne nuk mund të shkojmë përpara. Ne ja kemi bërë me dije edhe Qeverisë aktuale që duhet ta ndërrojë qasjen e saj”.
Tutje ai ka shtuar se Kosova duhet të bëhet pjesë e BE-së, e të ketë zhvillim ekonomik në vend.
“Ne nuk i kemi dy shtëpi sikur Serbia që ka Rusinë dhe BE-në, por e kemi vetëm një. Pra neve na mungon që të bëhemi pjesë e BE-së dhe të kemi zhvillim ekonomik në vend”, ka thënë ai.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme vet partia e Mustafës njoftoi se sapo t’i bëjë 61 vota, do ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj, Derisa, të gatshme për ta rrëzuar janë shprehur edhe Vetëvendosje e Lista Serbe.