Bashkimi Europian angazhohet për një marrëveshje juridikisht të detyruese mbi normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës.
Kështu deklaroi sot në Beograd ambasadori i BE-së Sam Fabrizi duke komentuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas të cilave duhet të ndodhë njohja e ndërsjellë midis tyre, raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet, transmeton Koha.net.
“Ai është pozicioni i SHBA, ndërsa qëndrimi ynë është marrëveshja juridikisht detyruese”, citohet të ketë thënë Fabrizi.
Ai po ashtu ka thënë se BE nuk dëshiron të komentojë rrjedhën eventuale të bisedimeve midis Beogradit e Prishtinës.