Haradinaj sot pret në takim diplomatin britanik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të takohet sot me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
Takimi i tyre do të mbahet në ora 13:20 në ndërtesën e qeverisë, shkruan lajmi.net.

Ky takim i Haradinajt me diplomatin britanik vjen pas takimit që pati i pari i qeverisë me dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg.

Këta dy të fundit i kërkuan Haradinajt heqjen e takses ndaj produkteve serbe.

Vlen të theksohet se në Kosovë për vizitë kanë qëndruar së fundmi edhe zyrtarë të lartë amerikanë nga administrata e Trumpit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme