Gjenerata e tetë e Volkswagen Golfit është fotografuar pak para debutimit gjatë verës.
Profili i plotë i Mk8 Golf tregon se ai do të jetë më i gjatë se gjeneratat e shkuara dhe më i ulët se më përpara.
Volkswageni tashmë ka konfirmuar orarin e prodhimit. Veturat e para do të dalin nga fabrika në Wolfsburg gjatë qershorit 2019.
Sipas shefit operativ të VW-së, Ralf Brandstatter, lansimi i Mk8 Golf më 2019 është me rëndësi të madhe krahas lansimit të linjës elektrike të kompanisë, I.D.
Krahas modelit standard do të vijë edhe varianti GTI dhe R. Po ashtu pritet versioni hibrid.