E konfirmon Facebook: Problemi nuk u shkaktua nga ndonjë haker

Një numër i rrjeteve sociale në pronësi të Facebook po përjeton një ndërprerje mbarëbotërore, duke u pamundësuara miliona përdoruesve për t’i shfrytëzuar si duhet mediat sociale për 5 orë rresht.

Facebook, Messenger, dhe Instagram kanë pasur probleme që prej pasdites, në disa raste duke rezultuar në një “ndërprerje të plotë” të tyre, transmeton lajmi.net.

Të tri aplikacionet patën probleme kryesisht në zona të mëdha urbane në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, së bashku me pjesë të Amerikës së Jugut.

Facebook konfirmoi problemin e platformave të mërkurën pasdite, por ende nuk kishte bërë ndonjë rregullim prej rreth katër orësh pas ndërprerjes së parë.

Ndërsa ka pasur spekulime se faqja mund të jetë shënjestruar nga ndonjë sulm hakerësh, firma tha se problemi nuk qëndron këtu.

“Jemi në dijeni se disa përdorues kanë vështirësi në qasjen në familjen e aplikacioneve të Facebook,” firma cicëroi në Twitter pas dy orë ndërprerjeje.

“Po punojmë që ta zgjidhim problemin sa më parë të jetë e mundur”.

“Ne jemi të fokusuar në punë, për të zgjidhur problemin sa më parë që të jetë e mundur, por mund të konfirmojmë se problemi nuk lidhet me ndonjë sulm hakerësh”, shtoi më vonë Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme