E diel, 13 Nentor 2016 – Sakte.net /
Serbet, kot e lavdërojnë Donald Trump, sepse presidenti i ri i SHBA-ve do te mbështes dhe sjell ndryshime te mire për Amerikanet dhe popujt pro amerikan, thotë fillimisht për “Presheva jonë” bashkëbiseduesi ynë Enri Cenko i cili ishte në vijën e parë të frontit gjatë fushatës përkrah Donal Trump, sot president i ri i SHBA-ve
EKSKLUZIVE: Enri Ceno është Kryetar i Departamentit të Drejtave të Njeriut dhe Shanseve të Barabarta në PD. Ceno një veprimtarë i devotshëm i së djathtës shqiptare (PD) ka qenë pjesë e fushatës të Kandidatit Donald Tramp në SHBA me jave te tëra. Ky nuk është angazhimi i tij i parë, por prej me shume se një vit ai mban kontakte dhe së fundi ishte lobues besnik në vijën e pare te “frontit” gjate fushatës së Donald Trump, çka u dëshmua me 8 nëntor se mundi nuk i shkoi huq.
Në një intervistë ekskluzive për “Presheva Jonë” z. Ceno shpjegon fushatën parazgjedhore për Donal Trump nga ditët e para te lobimit deri ne fitore. Ai po ashtu rrëfen eksperiencën e tij në stafin e fushatës të Trump dhe premton se së shpejti miqtë e tij, drejtuesit e fushatës së republikanit Donald Trump, do jenë në Shqipëri në mbështetje të PD-së dhe pjese e fushatës të saj në zgjedhjet e ardhshme qe do te kurorëzohen, padyshim me fitore. Demokracia dhe e djathta nis nga Uashingtoni dhe përfundon në Tiranë, thotë ”fillimisht bashkëbiseduesi ynë.
ENRI CENO: Jam anëtar i Partise Demokratike prej shume vitesh. Prej një viti kryej funksionin e kryetarit te Departamentit te Drejtave te Njeriut dhe Shanseve te Barabarta te PD. Mendoj se te drejtat e njeriut dhe shanset e barabarta sot ne Shqiperi nuk janë ndonjë titull apo ofiq. Te drejtat e njeriut ne Shqipëri shkelen rende. Shanset e barabarta janë propagande. Detyrën time e shoh si misionin qe ka njeriu i lire për t’iu kundërvënë propagandës. Jo çdokush e ka te lehte apo te mundur te jete vërtet i lire, por unë besoj se sado e keqe te jete situata, çdo njeri e ka brenda vetes pak apo shume liri, dhe puna jone është ta zmadhojmë ketë hapësirë lirie. Për te thënë diçka me shume për veten, kam studiuar te drejte tregtare ne Angli, dhe drejtoj një biznes ne fushën e industrisë se rende. U takoj atyre njerëzve qe besojnë tek kthimi ne Shqipëri.
Nëse nuk gabojmë, jeni një veprimtar i njohur i se djathtës jo vetëm ne Shqipëri por edhe ne SHBA, ku ju si një shqiptar ishit ne fushate afër dhe përkrah presidentin te ri amerikan republikanit Donald Trump ?
ENRI CENO: Natyrisht nuk jam i vetmi shqiptar qe mbështet një te djathte reale ne SHBA dhe Shqiperi. Ne baze te informacioneve te mia ka disa shqiptare qe bashkepunojne ngushtesisht me deget e Partise Republikane ne Amerike, ne shtetet ku ata punojnë dhe jetojne por ne stafin e ngushte te Presidentit Trump ende nuk ka shqiptare. Kam bashkepunuar me stafin e tij te marredhenieve me publikun dhe strategjisteve te fushates. Dhe natyrisht nuk i kam lene pa permendur situaten ne Shqiperi.
Si vlerësoni fitoren e presidentit te ri Amerikane, ishte vote e besimit, votë e drejtë, zgjedhje e merituar?
ENRI CENO: Njerëzit kane nevoje për shprese, vizion dhe sapo na e treguan fare hapur qe jane kunder dinastive dhe spekulanteve ne pushtet. Vota amerikane ishte e drejte. Ajo tregoi qe kur populli e posedon realisht te drejten e votes, ai e shpreh te paster vullnetin e tij. Edhe pse Presidenti Trump u sulmua ashpersisht nga mediat e kundershtarit te cilave u benin jehone servilet mediatike shqiptare, populli amerikan u shpreh qarte. Detyra jone eshte qe edhe populli shqiptar te shprehet ne menyre te tille.
Serbet, kot e lavdërojnë Donald Trump, sepse presidenti i ri i SHBA-ve do te mbështesë dhe sjell ndryshime të mira për amerikanët dhe popujt pro amerikan
Trump erdhi president me votën, me vullnetin e popullit amerikan apo? Çka kane te tjerët pra jo amerikanet, psh shqiptaret (ndoshta gjithë jo) ne Kosovë e Shqipëri qe vazhdojnë me shkrime kritikuese e senzacionale si gjate fushatës edhe tash pas zgjedhjeve për Donald Trump ?
ENRI CENO: Trump erdhi ne pushtet me një diference votash elektorale jo te vogël. Mendoj se populli amerikan e mbajti te heshtur votën, por e shprehu qarte vullnetin e tij. Shumica e mediave tradicionale shqiptare, ashtu edhe mediat nderkombetare, me muaj me radhe shpallen fituese Hillary Clinton permes sondazheve , artikujve, mbeshtetjes publike (ishte hera e pare ne histori qe media te caktuara shpreheshin ne krah te nje kandidati per president). Mediat u munduan te manipulojnedhe influencojne voten e pakicave ne Amerike. Por nuk ia dolen dot. Ndersa ne Shqiperi, influencat politike jane investuar per vite me radhe per te kapur kontrollin e mendjes se njerezve dhe tani po perpiqen te korrin shperblimin per mundin e derdhur permes marrjes se konçensioneve dhe kapjes se pikave kyçe te shtetit, ashtu si dhe nepermjet deformimit te reformes ne drejtesi. Mendoj se njeri nder personazhet qe ka ndikuar djeshem per skllaverimin e shqiptareve ne prangat e vasalitetit te pamoralshem te pushtetareve te sotem socialiste eshte Xhorxh Soros.
Fitorja e Trump mund te themi se ishte edhe fitore e shqiptareve, sepse nuk ishte edhe aq i vogël lobimi, përkrahësit shqiptare pro Trump ?
ENRI CENO: Ne jemi një popull i vogël. Por ndryshe nga sa raportojnë mediat e blera, patjeter qe kane qene te shumte ne numër shqiptaret ne te gjithe Ameriken qe votuan e perkrahen Donald Trump. Sot eshte nje epoke e re për Partine Republikane, per Ameriken qe pas shume vitesh ka njeheresh edhe Senatin edhe Presidencen. Mund te jete nje epoke e re per te gjithe boten.
Cili ishte roli dhe angazhimi juaj si shqiptar në fushatën elektorale te Trump 2016 deri me 8 nëntor ?
ENRI CENO: Angazhimet e mia ne Tirane nuk me kane lejuar te jem ne menyre te panderprere ne Amerike gjate ketij viti por ne menyre modeste cdo 2-3 muaj kam zhvilluar takime me komunitetet shqiptare ne disa shtete ku kemi bashkebiseduar pse duhet mbeshtetur dhe votuar Partia Republikane dhe tashme Presidenti Donald Trump. Kemi ngritur grupe pune ne baze vullnetaresh per te telefonuar elektoratin dhe organizonim takime te here pas hershme qe te arrihej ky rezultat.
Lideret dhe mediat serbe flasin mire për Trump bile bile ata duke u përpjekur te përvetësojnë presidentin e ri amerikan kah veti, flasin aq shume mire, sikur e bëjnë si serbë duke e “konvertuar” në serbe me kapele te çetnikëve serbe etj. Komenti juaj rreth kësaj “strategjie” serbe ?
ENRI CENO: Serbet bëjnë atë çka kanë bërë përjetësisht, grabitjen dhe ndryshimin e se vërtetës dhe historisë. Publikuan një histori te rreme te cilën u detyruan ta përgënjeshtronin pas reagimit tim dhe te presidentit te dhomës se tregtisë amerikane ne Tirane njëkohësisht edhe vice president i Republikans Overseas dhe reagimit re menjehershem te stafit te Presidentit te zgjedhur Trump dhe te vete Presidentit. U munduan te kamuflonin te verteten kur e cilesuan bashkeshorten Serbe por ne te vertete Zonja e Pare eshte e lindur ne Sloveni, te gjithe e dime historine dhe mardheniet ndermjet ketyre dy vendeve. Presidenti i ri Donald Trump do sjelli ndryshimin e mire per Amerikanet dhe popujt pro amerikane. Ne shqiptaret gjithnje kemi qene dhe Presidenti i ri eshte njohes i mire i kesaj historie.