Aeroplanët “Boeing 737” nuk do të fluturojnë as gjatë prillit

Politikanët amerikanë kanë thënë se aeroplanët e tipit “Boeing 737” nuk do të fluturojnë as gjatë muajit prill. Kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar në Etiopi, në të cilën gjenden të dhënat për fluturimin fatal, është dërguar në Francë për t’iu bërë ekspertiza.

Pas një deklarate me Administratën Federale të Aviacionit, kongresisti Rick Larsen, ka thënë se të gjithë aeroplanët e tipit “Boeing 737” do të jenë jashtë përdorimit të paktën edhe gjatë muajit prill. Kjo ndalesë do të mbetet në fuqi deri në instalimin e sofuerëve të tjerë dhe deri në zbulimin e shkakut të rrëzimit përmes hetimeve.

Byroja franceze për siguri të aviacionit civil e ka publikuar një fotografi, ku shihet pajisja e incizimit të zërit. Në këtë fotografi shihet se pajisja është dëmtuar në pjesët anësore, por pjesa kryesore e saj duket e paprekur. Sidoqoftë, autoritetet franceze nuk kanë bërë të ditur nëse mund të nxirren të dhëna nga kjo pajisje.

Në anën tjetër, në Etiopi ka pasur pakënaqësi për trajtimin e këtij rasti. Rreth 200 familjarë të viktimave të aksidentit me aeroplan e kanë braktisur një konferencë me zyrtarët e kompanisë “Ethiopian Airlines”, duke thënë se ata nuk i kanë ofruar informacionet e duhura.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë njoftuar se e kanë vënë në dispozicion një linjë telefonike, në të cilën njerëzit mund të shtrojnë pyetje 18 orë në ditë, por të afërmit e viktimave kanë thënë se nuk i kanë marrë përgjigjet për të cilat kanë qenë të interesuar, shkruan “The Guardian”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme