Terroristi pak para sulmit e njoftoi kryeministren e Zelandës së Re

Manifesti i terroristit Tarrant me urrejtje kundër “emigrantëve dhe myslimanëve” ka mbërritur nëpërmjet postës elektronike 10 minuta përpara se të kryhej sulmi

Është zbuluar se terroristi Brenton Harrison Tarrant manifestin e tij të urrejtjes e ka dërguar në Zyrën e Kryeministrisë së Zelandës së Re dhjetë minuta para sulmit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas artikullit të gazetës “New Zealand Herald”, Tarrant i cili është një nga terroristët që sulmoi dy xhamitë në qytetin Christchurch në jug të Zelandës së Re ku si pasojë humbën jetën 49 persona, mësohet se dhjetë minuta para sulmit kishte dërguar nëpërmjet e-mailit në Zyrën e kryeministrisë një kopje të manifestit prej dhjetëra faqesh.

Zyra e Kryeministrisë ka konfirmuar se manifesti i terroristit Tarrant me urrejtje kundër “emigrantëve dhe muslimanëve” ka mbërritur nëpërmjet postës elektronike dhjetë minuta përpara se të kryhej sulmi.

Përveç Zyrës kryeministrore bëhet e ditur se manifesti i urretjes i është i dërguar rreth 70 marrësve të ndryshëm, përfshirë shumë organe të medias vendase dhe të huaja si edhe liderin e Partisë Kombëtare Simon Bridges, zëdhënësin e Parlamentit, Trevor Mallard, etj.

Në një deklaratë nga zëdhënësi i Zyrës së Kryeministrisë së Zelandës së Re është ndarë informacioni se në manifestin e urrejtjes është shpjeguar sikur ka “ndodhur” sulmi. “Posta elektronike parashtronte arsyet e sulmit. Aty nuk thuhet se ‘jam duke bërë këtë‘. Nuk kishte ndonjë mundësi për të parandaluar sulmin”, u tha ndër të tjera.

Më tej u njoftua se manifesti i urrejtjes ishte dërguar në llogarinë e e-mailit të Zyrës të Kryeministrisë, ku punonjësi në zyrë duke zbatuar “procedurën standarde” ia ka përcjellë njësisë së sigurisë së Parlamentit dhe më pas policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme