Kush e pagoi byzylykun e arit për nipin e Shyhretes? Flasin nga Zyra e Kryeministrit

Gjatë ditës së sotme Periskopi ka raportuar se se si kryeministri Ramush Haradinaj i kishte dhuruar byzylykë ari me gurë mësyshi nipit të Shyhrete Behlulit. Madje, letra e urimit ishte nënshkruar nga Haradinaj, dhe mbante logon zyrtare të Kryeministrisë.

Por nga zyra e Kryeministrit i kanë quajtur shpfije raportimet e mediave.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se lajmet e disa portaleve me titullin ‘Kryeministri çon gur kundër mësyshit me urim zyrtar për lindje djali’, janë tendencioze, dhe njëkohësisht shpifje permanente, sikurse edhe shpërdorim i argumenteve në mënyrë që me çdo kusht rasti të ndërlidhet me Kryeministrin”, thuhet në reagim.

Tutje, ata kanë mohuar se dhurata është paguar nga fondi i qeverisë.

“Zyra e Kryeministrit sqaron se çdo letër që e nënshkruan kryeministri, është me logo dhe numër protokolli. Dhurata nuk është as e zyrës së Kryeministrit e as nuk është paguar nga Zyra e Kryeministrit. Është për keqardhje tendenca me çdo kusht e qarqeve të caktuara për ta njollosur Kryeministrin”.

Gjatë ditës së sotme, vajza e Shyrete Behlulit, ka postuar në Instagram një foto ku shihet një letër urimi për lindjen e djalit dhe një byzylykë ari, dhuratë nga kryeministri Haradinaj./PERISKOPI/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme