Autoritetet në Prishtinë, përmes mediave shqiptare në Kosovë, po mbështesin opozitën serbe për të vazhduar rrugëtimin në rrëzimin nga pushteti të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Kështu deklaroi sot ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, Zoran Gjorgjeviq.
Ai tha se Serbia nuk do të destabilizohet, pavarësisht se sa para u investuan në organizimin e trazirave.
Gjorgjeviq tha se nuk duhet të ketë frikë në Serbi dhe se Serbia në pajtim me principet e demokracisë do t’i përgjigjet dhunës.