Miliarderi George Soros është paditur me 550 milionë dollarë, pasi akuzohet se ka financuar drejtpërdrejtë në krijimin e trazirave civile në Dallas të Tekas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dallas ishte sfondi për masakrën e papritur të 5 oficerëve, pas protestave të dhunshme nga grupi i zezakëve “Black Lives Matter”, në korrik të këtij viti. “George Soros ka financuar disa prej këtyre protestave duke i bërë ata të dhunshme. Kjo është një përpjekje e tij për të shkaktuar trazira civile sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë babai i një prej oficerëve të vrarë, Enrique Zamarripa, i cili ka ngritur padinë.
“Unë dua drejtësi për djalin tim. Ai shërbeu 3 misione në Irak, ai ka mbrojtur vendin e tij dhe të gjithë. Pastaj ai dha jetën e tij për ta bërë këtë gjë. Kur njerëzit po largoheshin nga të shtënat e armëve, ai po ecte në drejtim të tyre”, ka thënë Enrique, shkruan “End the Fed”.
Në 7 korrik anëtarët e grupit “Black Lives Matter” në Dallas, dolën në protestë kundër vrasjes së dy afro-amerikanëve nga policia në Minessota dhe Luiziana.Njëri nga anëtarët, Micah Johnson hapi zjarr duke lënë të vrarë 5 oficerë.