Drecun në panik: Shqiptarët po përgatiten për qërim përfundimtar hesapesh me Serbinë

Një stërvitje e përbashkët e pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për kërkim e shpëtim, ka bërë që kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën, Milovan Drecun të ngre alaramin se “shqiptarët po përgatiten për qërim përfundimtar hesapesh me Serbinë”.

“Ky është njër prej sulmeve më serioze në stabilitetin regjional. Me këtë duan të porosisin se është i mundshëm aksioni i dhunshëm i Shqipërisë e FSK-së në veri të Krahinës. Kjo do të thotë se ushtria e tyre mund të paraqitet gati në maje të Kopaonikut, ku është linja administrative. këtë që e ka bëfrë Shqipëria është përgatitje për luftë dhe duhet ta gjykojmë më së ashpri”, ka thënë Drecun.

Mediet e Beogradit shkruajnë, sipas “burimeve të sigurisë”, së ushtrimi në të vërtetë është paravan për stërvitjen e intervenimit në veri të Kosovës. Aksioni, sipas tyre, ka mbështetje politike nga bota e jashtme.

“Fjala është për shkelje brutale të Rezolutës 1244, sipas të cilës vetëm KFOR-i mund të jetë prani ushtarake në Kosovë. Dikush nga bashkësia ndërkombëtare qartas i ka mbyllur sytë dhe ka lejuar ushtrinë e shtetit tjetër të hyjë në territorin e Kosovës nën maskën e dofarë aksionesh shpëtimi”, spekulojnë mediet serbe duke cituar “një burim nga shërbimet e sigurisë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme