BE-ja ndan 5.6 milionë euro për serbët që kthehen nga Serbia në Kosovë

Në kuadër të projektit “Kthimi i qëndrueshëm – mbështetja dhe fuqizimi”, të cilin e financon Bashkimi Evropian, serbëve të zhvendosur në pjesë të ndryshme të Serbisë u është bërë thirrje publike që të kthehen dhe atyre do t’u jepen mjete të ndryshme në vlerë prej 2.500 eurosh. Një projekt i njëjtë 2-milionësh është realizuar edhe nga Komuna e Vushtrrisë në periudhën 2003 – 2010, por serbët përveçqë morën nga 2 mijë euro para të gatshme demoluan shtëpitë dhe ikën sërish në Serbi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Bashkimi Evropian ka vazhduar të financojë projekte, të cilat inkurajojnë kthimin e qëndrueshëm të serbëve nga Serbia në Kosovë. Serbë të zhvendosur në pjesë të ndryshme të Serbisë, më së shumti në Kragujevc, do të mundë të përfitojnë nga 2.500 euro dhe trajnim 6-mujor profesional në fusha të ndryshme. Një projekt pothuajse i njëjtë, i cili ka pasur koston prej 2 milionë eurosh dhe është financuar nga Qeveria e Kosovës, Komuna e Vushtrrisë dhe nga disa organizata të huaja, është realizuar edhe në periudhën 2003 – 2010 nga Komuna e Vushtrrisë, ku në disa fshatra në të cilat kishin jetuar serbët ishin ndërtuar 63 shtëpi për serbët, që kishin deklaruar se do të kthehen për të jetuar në pronat e tyre, por ata përveçqë kishin marrë nga 2 mijë euro para të gatshme, ishin përkujdesur t’i demolojnë shtëpitë dhe të ikin sërish në Serbi, shkruan Gazeta “Zëri”.

E në kuadër të projektit “Kthimi i qëndrueshëm – mbështetja dhe fuqizimi”, të cilin e financon Bashkimi Evropian, serbëve të zhvendosur në pjesë të ndryshme të Serbisë u është bërë thirrje publike që të përfitojnë mjete pa kthim deri në 2.500 euro për të siguruar mjete bujqësore, makineri dhe pajisje të ndryshme, si dhe trajnim profesional në fusha të ndryshme në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme