Nga DJ në udhëheqësen më të re në botë: Rrëfimi interesant për Jacinda Ardern

Jacinda Ardern është liderja femër më e re në botë. Ajo u bë kryeministre në moshën 37 vjeçare.

Por, para se të merrte postin e saj Arden bënte një jetë tjetër, e kundërt me detyrat e saj politike. Ajo dikur ishte një DJ.

Pas buzëqeshjes së saj të ndezur, politikanja me stil, provoi shumë herë edhe të miksonte. Adern luajti muzikë për 45 minuta në festivalin e muzikës Laneëay të Auckland në vitin 2014.

Që kur u bë udhëheqëse e Partisë Laburiste, tashmë në profilet e saj sociale është një grua që drejton një karrierë të sukseshme që është në një mision për t’i dhënë fund varfërisë së fëmijëve.

Mirëpo Ardern kishte një dashuri të pakushtë për muzikën. Mixtapet e saj shiteshin me qmim rekord.

Ajo luante me artistë të shumtë si Spice Girls, Beatles, Iggy Pop dhe Snoop Dogg.

Kryeministrja e Zelandës së re u lind në një familje Mormone të devotshme, por la besimin kur ishte 20 vjet duke e përkrahur martesën me të njejtën gjini.

Arden duket se gjithmonë ka pasur interes në politikë. Zonja Ardern përdorte fushatën në zgjedhjet e shkollës së mesme – duke i bërë thirrje shkollës që të lejonte vajzat të vishnin pantallona.

Në moshën 17 vjeçare, ajo filloi vullnetarizmin për Partinë Laburiste duke trokitur dhe shpërndarë fletushka, duke manipuluar punën e saj në dyqanin lokal të peshkut.

Ardern u bë lidere që nga viti 1990 dhe ajo u bë liderja e parë që lindi një fëmijë në zyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme