Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka ritheksuar se Marrëveshja me Malin e Zi ia ka humbur Kosovës 8 mijë hektarë tokë, raporton KosovaPost.
E për këtë siç tha ajo, nuk është bërë asgjë nga ana e Qeverisë Haradinaj për rishikim të kufijve.
“Pas mashtrimit të madh që iu ndodhi qytetarëve për demarkacionin me Malin e Zi. Kjo marrëveshje që ia humbi Kosovës 8 mijë hektarë tokë, nuk ëshë bërë asnjë hap përpara nga Qeveria Haradinaj”, tha ajo.
Nagavci me tutje tha se me votimin e Demarkacionit, Kosova fitoi një president të rrezikshëm, kurse Haradinaj fitoi pozitën e kryeministrit, ndërsa qytetarët mbetën pa liberalizim të vizave.
“Me votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit Haradinaj fitoi pozitën e kryeministrit por fitoi edhe një president të rrezikshëm. Deputetët që kanë qenë kundër kësaj marrëveshje si kusht për liberalizim të vizave, gjë që nuk ka ndodhur edhe pas 365 ditëve. Presidenti Thaçi kishte deklaruar se izolimi i vendit po ndodhë për shkak të mos votimit të Demarkacionit, deklaratat e tilla kanë qenë shumë, por nuk ka pas perspektiv evropiane”, ka thënë Nagavci.