E hëne 14 Nentor 2016 – Sakte.net /
Komandanti i Stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës, Goran Zhivkoviq, duke raportuar para këshilltarëve komunalë të Mitrovicës së veriut, ka thënë se autorët e shumë vjedhjeve në veri të Mitrovicës janë një mashkull dhe një femër, fotografitë e të cilëve i posedon policia
Tashmë është bërë praktikë që në secilën mbledhje të Kuvendit të Mitrovicës së veriut përfaqësuesit e Policisë së Kosovës nga stacioni i veriut të raportojnë për gjendjen e sigurisë në atë pjesë. Komandanti i Stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës, Goran Zhivkoviq, duke raportuar para këshilltarëve komunalë të Mitrovicës së veriut, ka thënë se gjendja e sigurisë në veri të Mitrovicës është e kënaqshme, ndërsa ka precizuar se numri i rasteve penale ka shënuar rënie në krahasim me vitin e kaluar, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Ai ka përmendur rastet vjedhjeve të shumta në kohë të fundit në veri të Mitrovicës, ndërsa ka sqaruar se autorët e vjedhjeve dhe grabitjeve të qytetarëve në rrugë, si të shumë vjedhjeve të tjera në veri të Mitrovicës janë një mashkull dhe një femër, fotografitë e të cilëve i posedon policia, por siç ka thënë ai, “policia ende nuk ka mundur t’i identifikojnë se prej cilit territor vijnë ata dy persona”…