Një krim mizor ku një shtatëvjeçar u gjet i therur me thikë tronditi Baselin dhe të gjithë Zvicrën të enjten
Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, është therur me thikë në rrugën e shtëpisë nga një shtetase e moshuar (75).
Mediumi zviceran Blick.ch, djali është plagosur rëndë në qafë dhe mësuesi i klasës kishte nxituar për të ndihmuar atë.
Por nxënësi i shkollës fillore, i cili viziton shkollën Gotthelf vetëm 200 metra nga vendi i krimit, nuk kishte shanse për të mbijetuar.
Pensionisti 75-vjeçare është shtetase zvicerane. Dhe sipas një titulli të këtij mediumi, gruaja që u largua nga skena menjëherë pas sulmit ishte me “probleme mendore”.
Pastaj, siç thuhet tutje, ajo iu shkruajti disa personave dhe institucioneve dhe raportoi për aktin, përcjell telegrafi.
Peter Gill, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Basel, nuk ka dashur të komentojë mbi atë se cilëve persona iu ka shkruar ajo.
Arma e vrasjes me të cilën djali ishte “prerë në qafë”, është gjetur dhe kërkohet paraburgim për gruan e moshuar.