Oferta e Slobodan Millosheviqit për Madlin Albright ishte që Ish-Jugosllavia të bëhej anëtare e NATO’s. Kështu ka thënë Momir Bulatoviq, ish presidenti i Qeverisë federale të Jugosllavisë gjatë bombardimeve të NATO’s më 1999, shkruan B92.
Bulatoviq thotë se kjo ofertë nuk u pranua nga Perëndimi. Kur kjo ofertë nuk u pranua, thotë ai, atëherë ishte edhe oferta e dytë në tavolinë.
“Oferta e dytë ishte krijimi i një baze, u treguam se kanë nevojë për një bazë dhe do t’ua jepnim një vend simbolik dhe morëm një kundërpërgjigje vetëm: falëminderit. Atyre nuk iu duhej qëndrueshmëria e një shteti sepse çka do të bënin më pas me Afganistanin, Sirinë, Libinë apo edhe ndonjë vend tjetër”, thotë ai.
Në fund, Bulatoviq thotë se ata u pajtuan që më mirë ishte të ishin pjesë e NATO’s që të shmangnin bombardimet.
“Ata qeshën me ne, thanë se ishte ide mjaft interesante por s’mund të realizohej”, ka thënë Bulatoviq duke shtuar se më pas pasuan bombardimet dhe ish-Jugosllavia u bë një ‘laborator’.