Kryministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të shfuqizohet ligji aktual për lojërat e fatit.
“Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook, derisa sa shkrimit i ka bashkëngjitur edhe dokumentetin.
Ndryshe sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar me 74 vota për, projekt rezolutën që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve Qeveria të sjell ligjin në Kuvend që i ndalon këto.
Kujtojmë se sot Policia e Kosovë ka ndërmarrë aksion në gjithë vendin, për të mbyllur lojërat e fatit.