Liderët e institucioneve të vendit kanë ngushëlluar familjen e shtatëvjeçarit nga Kosova, i cili u vra një ditë më parë në Basel të Zvicrës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndan dhimbjen me familjen e shtatëvjeçarit tashmë të ndjerë dhe të gjithë ata që janë të tronditur nga ky akt.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ndan dhembjen e madhe me familjen e Mërgimit. E, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur keqardhje për aktin mizor të vrasjes së shtatëvjeçarit kosovar në Zvicër.
Gjatë së enjtes, shtatëvjeçari nga Lipjani, duke u kthyer nga shkolla, u ther me thikë nga një grua 75 vjeçare.