Policia gjermane arreston 10 të dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist

Dhjetë persona janë arrestuar të premten në Gjermani nën dyshimin se kanë planifikuar të ndërmarrin një sulm terrorist me veturë dhe armë, me qëllim të vrasjes së sa më shumë njerëzve që është e mundur.

Të dyshuarit, të moshave prej 20 deri 42 vjeçare, janë arrestuar gjatë bastisjeve në rajonin përreth Frankfurtit, kanë bërë të ditur prokurorët. Disa prej tyre janë shtetas gjermanë, ka thënë zëdhënësi i zyrës së Prokurorisë, duke mos e specifikuar përkatësinë kombëtare të të tjerëve, ka raportuar “Reuters”.

“Ata besohet se ishin dakorduar ta kryenin një sulm terrorist islamik, duke e përdorur një veturë dhe disa armë ashtu që të vrasin sa më shumë ‘jobesimtarë që është e mundur’”, thuhet në njoftimin e prokurorisë në Frankfurt. “Për ta përgatitur sulmin, ata tanimë kishin kontaktuar shitës të ndryshëm armësh, kishin marrë me qira një veturë të madhe dhe kishin mbledhur mjete financiare për blerjen e armëve dhe për jetësimin e vrasjeve të planifikuara”.

Të dyshuarit kryesorë janë një 21-vjeçar nga Offenbachu, qytet në afërsi të Frankfurtit, dhe dy vëllezër 31-vjeçarë nga Wiesbadeni, të cilët kanë pasur lidhje me komunitetin salafist islamik në këtë rajon, ka njoftuar Prokuroria.

Autoritetet konfiskuan po ashtu 20.000 euro para kesh, disa thika, një sasi të vogël narkotikësh dhe disa dokumente e pajisje elektronike, gjatë bastisjeve të ndërmarra nga 200 forca policore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme