U raportua se janë gjashtë, por deputeti i LDK’së thotë se ende s’ka kandidat për kryetar

Deputeti nga radhët e LDK’së, njëherësh anëtar i kryesisë së kësaj partie, Naser Osmani ka folur për procesin zgjedhor të LDK’së.

Ditë më parë u reportua se janë gjashtë kandidat për të parin e LDK-së. Sot këto i ka hedhur poshtë deputeti, Naser Osmani duke thënë se ende është herët të flitet për çfarëdo kandidaturë për shef të partisë dhe sipas tij procesi zgjedhor nëpër nëndegë e degë të LDK’së do të zgjasë deri në vjeshtë.

Ai konsideron se ende është herët të flitet për çfarëdo kandidaturë për Shef të Partisë. Ai ka thënë se procesi zgjedhor nëpër nëndegë e degë të LDK’së do të zgjasë deri në vjeshtë.

“Prandaj, deri atëherë është herët të flitet për emrat e mundshëm për Kryetar të LDK’së”, ka thënë Osmani, të shtunën për Express.

Ai ka refuzuar të flasë për ndonjë emër se kush mund të jetë udhëheqës në katër vitet e ardhshme i partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

“Shumë herët është të flitet për emra”, ka shtuar ai. LDK ka marrë vendim të hyjë në zgjedhje të brendshme.

Në dy mandatet e fundit LDK udhëhiqet prej Isa Mustafës, i cili në vitin e fundit ka pasur probleme shëndetësore por ka vazhduar të mbajë pozitën e udhëheqësit.

Naser Osmani thotë se deri në Kuvendin e Përgjithshëm LDK e ka Kryetarin.

Deri më tash janë përmendur disa emra të mundshëm për Shef të Partisë së themeluar në fund të vitit 1989. Ndër ta janë edhe: Fatmir Sejdiu, Lutfi Haziri, Arban Abrashi, Vjosa Osmani, Agim Veliu, Gazmend Muhaxheri e Kujtim Shala, i cili ka thënë se ka vendosur të mos i hyjë garës për Shef të partisë.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Naser Osmani, thotë se është herët të përmenden emra në këtë fazë kur zgjedhjet veç sa kanë filluar.

Udhëheqësi aktual i LDK’së, Isa Mustafa ende s’e ka sqaruar pozicionin e tij nëse do t’i hyjë garës për mandatin e tretë. Njëjtë kishte vepruar kur ia kishte marrë udhëheqjen e LDK’së Fatmir Sejdiut.

Mustafa asnjëherë s’kishte thënë se do t’i hyjë garës për Kryetar të LDK’së deri në momentin kur ishin nxjerr kandidaturat në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK’së.

Me Isa Mustafën LDK ka pësuar tri humbje në zgjedhjet nacionale. E ka humbur edhe pushtetin në Komunën kryesore të Kosovës, Prishtinën. Pavarësisht kësaj, Isa Mustafa asnjëherë s’ka dhënë shenja se mund të largohet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme