Kryepolici i Serbisë: Do t’i mbrojmë serbët e Kosovës, situata është e ndërlikuar

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanboviq, ka thënë se Serbia nuk do të rrijë duarkryq nëse sulmohen serbët në Kosovë.

Sipas tij, situata e sigurisë në Kosovë është e ndërlikuar.

“Në bisedime me të huajt ne gjithmonë theksojmë se të gjithë në rajon duhet të jenë të kujdesshëm pasi vetëm një shkëndijë nga ndokush i papërgjegjshëm mund të krijojë katastrofë në tërë rajonin”, ka theksuar ai.

Ka shtuar se “Serbia po kërkon që me biseda ta zgjidhë problemin me Kosovën”.

“Për fat të keq, përpjekjet më të reja të organizimit, angazhimi i njësive speciale policore e të ushtrisë dhe armatim i tyre nuk shkon në dobi të stabilizimit e të paqes”, citon gazeta “Politika” e Beogradit të ketë thënë Stefanoviq.

Po ashtu, ka shtuar ai, ndërhyrjet nëpër banesa, arrestimi i njerëzve dhe konfiskimi i mallrave të Serbisë, dëshmon se serbëve në Kosovë nuk po iu ndodh asgjë e mirë dhe se ata me të drejtë po frikohen çdo ditë.

“Natyrisht se ne duhet të jemi të gatshëm për ta mbrojtur popullatën serbe që të mos ndodhë dhe një pogrom, eksod masiv dhe vrasje. Puna jonë është të përpiqemi që të mos ketë konflikt dhe përshkallëzim dhune. Për këtë arsye po e lusim botën ta kuptojë kërkesën e Serbisë që bashkësia ndërkombëtare të jetë më shumë e angazhuar e të mos lejojë që ndonjë aksion i pamenduar i shqiptarëve të Kosovës ta fusë gjithë rajonin në një destabilitet afatgjatë”, ka përfunduar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme