Bruksel, Gentilioni: BE, gati të nisë negociatat me Shqipërinë në dhjetor

E hëne 14 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Gjatë takimi “Miqtë e Shqipërisë” në Bruksel, ministrin i Punëve të Jashtme të Italisë Paolo Gentilioni, ka deklaruar se Bashkimi Europian është gati të nisë negociatat në dhjetor me Shqipërinë.

Shqipëria ka bërë progres dhe reforma dhe ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Qëllimi është që të kemi një vendim në dhjetor. Sot në mëngjes patëm një takim të rëndësishëm të kërkuar nga Italia e Austria, me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në këtë takim u konstatua konsensusi i të gjitha vendeve anëtare që Këshilli i Europës t’i jap rrugë nisjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE”, tha Gentiloni.

Sipas Gentilonit “bëhet fjalë për një sinjal të rëndësishëm në një moment kur Europa ka nevojë për konfirmim të aftësive të saj gjithëpërfshirëse. Fakti që ekzistojnë kushtet për diskutime me qeverinë e Tiranës, është një sinjal i mirë”.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, ka theksuar: “I jemi mirënjohës kryeministrit dhe qeverisë shqiptare për gjithë reformat e bëra në Shqipëri. Gjithashtu i jemi mirënjohës Shqipërisë për rolin pozitiv dhe konstruktiv që po luan në rajon. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë ne”, ka thënë Kurz.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme