Deputeti i Kuvendit të Kosovës në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se hetimi i Inspektoriatit të Policisë së Kosovës, ndaj policëve që e kryen detyrën e tyre në rastin e Marko Djuric, është në shpërputhje të plotë me detyrat që ju dhanë kësaj njësie. Ndërkohë, kërkoi që ky rast të mbyllet.
Haradinaj tha se nuk është përdorur asnjë forcë ndaj Djuricit dhe kërkoi që policët të dekorohen qe e kryen detyrën me nder.
“Policët nuk përdorën as më të voglën forcë, e tëra që shihet është veprim racional konform situatës. Andaj duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder. E kundërta do ishte një demotivim i tyre për të ofruar siguri për të gjithë. Ata i zbatuan detyrat e dhëna nga eprorët dhe asgjë më shumë”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.
Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Djuric ishte arrestuar më 26 mars të vitit të kaluar në veri të Mitrovicës, kjo për shkak se ai po qëndronte ilegalisht në Kosovë
Ky është postimi i plotë i Haradinaj:
“Hetimi i IPK-së ndaj policëve që më shumë profesionalizëm e kryen detyrën e tyre në rastin e Marko Gjuriq, është në shpërputhje të plotë me detyrat që ju dhanë kësaj njësie.
Policët nuk përdorën as më të voglën forcë, e tëra që shihet është veprim racional konform situatës. Andaj duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder.
E kundërta do ishte një demotivim i tyre për të ofruar siguri për të gjithë.
Ata i zbatuan detyrat e dhëna nga eprorët dhe asgjë më shumë”, ka shkruar Daut Haradinaj në një postim në Facebook.