13 persona kanë humbur jetën në një tragjedi ajrore në Kazakistan, pasi një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë një stërvitje.
“Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes u rrëzua në rajonin e Kizilorda. Ekuipazhi i helikopterit ka humbur jetën. Urdhëroj të fillojë hetimi. Ngushëllimet e mia për familjet e atyre që kanë humbur jetët. Për ato do të sigurohet ndihmë materiale”, publikoi në Tëitter presidenti kazakistanez Kasim-Zhomrat Tokaev.
Ministria e Mbrojtjes të Kazakistanit deklaroi se helikopteri i tipit Mi-8 është rrëzuar gjatë fluturimit nga qyteti Aktau në perëndim të Kazakistanit drejtë Shimket në juglindje të vendit.