E hëne 14 Nentor 2016 – Sakte.net /
Me 16 nëntor Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton raportin e rregullt për Kosovën.
Gjatë kësaj seance ambasadorët e Këshillit të Sigurimit në debatet e tyre do të përqendrohen mbi zhvillimet e fundit në Kosovës sidomos rreth ngecjes së procesit të dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.
Aty do të flitet edhe për demarkacionin, krizën dhe paralizimin e institucioneve kosovare si dhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale.
Zahir Tanin do të flasë për zhvillimet kryesore si përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm, dhe shef i UNMIKut.
Kosovën në këtë mbledhje e përfaqëson ambasadorja Vlora Çitaku.