Limaj: Votimi për heqjen e vizave nga PE i pamjaftueshëm, liberalizimi të ndodhë sa më parë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, e ka komentuar votimin e sotëm në Parlamentin Evropian ku edhe njëherë votoi në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Limaj ka thënë se është lajm i mirë që PE rikonfirmoi sërish me shumicë votash që Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave. Megjithatë ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme.

“Vullneti i demonstruar në Parlamentin Evropian duhet të kulmojë me heqjen e vizave në një të ardhme sa më të afërt. Qytetarët tanë po mbahen padrejtësisht të izoluar dhe kjo padrejtësi duhet të përfundojë sa më parë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

“Lajm i mirë që Parlamenti Evropian rikonfirmoi sërish me shumicë votash që Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Vullneti i demonstruar në Parlamentin Evropian duhet të kulmojë me heqjen e vizave në një të ardhme sa më të afërt. Qytetarët tanë po mbahen padrejtësisht të izoluar dhe kjo padrejtësi duhet të përfundojë sa më parë. FL Ndryshe, Parlamenti Evropian edhe njëherë votoi në favor të liberalizmit të vizave për Kosovën. Deputetët evropianë votuan me 331 vota për, 126 kundër dhe 12 abstenime”, ka shkruar Limaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme