‘Kosova, ndjesa, tradhtia, zotimi’: Mesazhet e forta të Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e mbylli protestën e radhës të opozitës me disa mesazhe të forta. Fillimisht, duke folur përpara protestuesve, Basha tha se orët e Edi Ramës janë të numëruara. Ai përmendi edhe debatin për ndarjen e Kosovës.

“Në këtë betejë kemi miqtë tanë, njerëzit që janë investuar për Shqipërinë, Ballkanin, Kosovën europiane, që i kanë thënë ndal copëtimit të Kosovës për axhendat e armiqve të kombit shqiptar,” tha Basha.

Më pas nga selia e PD, Basha tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Ai u zotua se nuk do ketë tradhti ndaj kësaj lëvizje.

“Zotohem sot para jush, se nuk ka forcë t’ju tradhtojë ju, ta tradhtojë këtë lëvizje. Do të bëhet realitet verdikti juaj për Shqipërinë si gjithë Evropa. Me ju në shi e në diell, me ju në agim, muzg e në darkë, me ju në përballje në përplasje do të jem unë, opozita e bashkuar”.

“Socialistë të zhgënjyer bashkohuni. Shqipëria do të ketë një të ardhme, ajo e ardhme nuk do të jetë e ardhmja e Edi Ramës, por do të jetë e ardhmja e shqiptarëve të thjeshtë,” tha Basha.

Kryetari demokrat tha se kjo nuk është një betejë për karrige.

“Askush në këtë protestë, askush në këtë kryengritje demokratike popullore nuk është këtu për karrige, për pushtet dhe aq më pak për pazare, por për t’i dhënë fund njëherë e mirë pazareve në kurriz të popullit, qytetarëve, demokracisë, lirisë,” tha ai.

Kreu i PD e pati një mesazh edhe për mediat, kur falenderoi gazetarët, por jo ata që i quajti pronarë oligarkë.

“Ndjesë në emër të PD për të gjithë ata që u bënë milionerë në kurrizin tonë,” tha Basha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme