Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, deklaroi sot se Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin.
“Muajin e kaluar kam ndarë tregimet e shumë grave që janë udhëheqëse në Kosovë. Unë ju ftoj të ndani udhëheqësit që ju frymëzojnë – përdorni #WomenLeadKS, kështu që ne mund të festojmë kontributet e grave në #Kosovë!”, shkruan diplomati amerikan në Twitter.