Pensionistët e UP’së: Rreth 70 profesorë mbi 65 vjet ligjërojnë në universitetin ‘Hasan Prishtina’

Janë gati një mijë profesor që ligjërojnë në Universitetin e Prishtinës. E në mesin e tyre, janë edhe dhjetëra ligjërues që kanë mbushur moshën e pensionimit.

Por, ligjërimi në pension iu lejohet në bazë të një vendimi të Qeverisë të vitit 2008, që ka shtyrë moshën e pensionimit të profesorëve në moshën 70 vjeçare.

Në mesin e 68 pensionistëve të UP’së, janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili vazhdon të ligjërojë në Fakultetit Juridik, ani pse këtë vit mbush 68 vjet.

E në listën e stafit akademik në pension, figuron edhe emri i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Ndërsa është Fakulteti i Edukimit që ka numrin më të madh të profesorëve në pension.

Prorektorja Myrvete Badivuku thotë se ky staf akademik është i dobishëm për UP.

Ai thotë se me ligj do të duhej të hiqej kufizimi i moshës për ligjërues në UP.

Por, ndryshe mendon njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci.

Ai e pranon se në universitet perëndimore nuk ka kufi të moshës për angazhim, por Pupovci thotë se një gjë e tillë duhet të ekzistoj në universitetet e Kosovës.

Popuvci thotë se mungesa e kuadrove dhe ne ndikimet politike kanë bërë që UP të ketë nevojë për profesorët edhe pas moshës 65 vjeçare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme