Terroristi i Zelandës së Re ankohet që nuk po i lejojnë telefonin

Burri që akuzohet për vrasjen e 50 njerëzve në dy xhami të Zelandës së Re ka bërë një ankesë formale për trajtimin që po i bëhet në burg.

28 vjeçari Brenton Tarrant, po mbahet në izolim në burgun e Sigurisë së Lartë në Auckland, përcjell Periskopi, pas sulmit terrorist që bëri dy javë më parë.

Departamenti i Korrigjimeve në këtë vend ka konfirmuar për media se Tarranti nuk ka televizion, radio apo gazeta dhe askush nuk është lejuar që ta vizitojë.

Ankesa e tij ka të bëj me mungesën e aksesit në telefon dhe të vizitorëve.

Tarranti mësohet që e ka kopshtin e tij – i cili është i së njëjtës madhësi si qelia e tij – dhe i lejohet ta përdorë atë për një orë në ditë, sipas burimeve. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme