Haradinaj i cilëson të pasakta raportimet e mediave për migrimin e popullsisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka konsideruar si të pavërteta raportimet e disa mediave kosovare për migrimin e popullsisë së Kosovës, kryesisht të rinjve.

Përmes disa statistikave, Haradinaj ka bërë të ditur se Kosova nuk përbën rrezik për migrim.

“Statistikat e fundit reale të migrimit, tregojnë se Kosova nuk përbën rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 3515 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018, krahasuar me vitin 2015, kur kishin e migruar 67.545 persona. Ndërsa, në vitin 2018, janë rikthyer vullnetarisht 727 qytetarë të Kosovës. Kjo tregon qartë rënie të lartë të migrimit dhe se qytetarët e Kosovës respektojnë parimet bazë të lëvizjes së lire”, ka shkruar Haradinja në facebook.

Sipas tij, raportimet e mediave kosovare për rrezik migrimi, ose për pritje të gjata në ambasada e dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave.

“Të dhënat e pasakta, me ose pa qëllim, dhe manipulimi me shifrat e aplikimeve për viza, të cilat në shumicën e rasteve janë viza turistike, zyrtare dhe të punës, dhe vizita e bashkime familjare, për të cilat qytetarët aplikojnë njëkohësisht në disa ambasada dhe të njëjtit edhe disa herë brenda vitit, e dëmtojnë rëndë procesin e liberalizimit të vizave”, ka theksuar ai.

Ditëve të fundit janë shtuar raportimet për migrimin e të rinjve kosovarë nëpër vende të tjera për shkak të problemit të papunësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme