Aktakuzë ndaj personit që kërcënoi kryeministrin Haradinaj

Prokuroria Speciale, ka ngritur të enjten aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj të pandehurit B.E, nga Komuna e Drenasit, për shkak të veprave penale: “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës , i pandehuri B.E, më 23 gusht të vitit 2018 përmes një kanali në rrjetet sociale ka postuar fotografi “me përmbajtje kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, e ku në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri B.E, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri në muajin janar të vitit 2019, si administrator i po të njëjtit kanal në rrjetet sociale, me anë të fotografive dhe video – incizimeve “ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste”.

Të njëjtit person, kur është ndaluar nga ana e Policisë së Kosovës, i është gjetur një armë e ftohtë- thikë luftarake – e përshtatshme për shkaktimin e lëndimeve trupore dhe e njëjta i është sekuestruar, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme