Për 6 muaj, Policia shqipton mbi 160 mijë gjoba

Aksidentet në komunikacion këtë vit kanë shënuar rritje për dallim na viti i kaluar. Po kështu edhe përpjekja e Policisë së Kosovës që të ruaj sigurinë në komunikacion.

Si masë parandalimi janë edhe gjobat, të cilat sivjet kanë shënuar numër rekord. Nga janari deri në qershor janë shqiptuar 161 mijë gjoba.

Vetëm në periudhën janar-qershor, sivjet kanë vdekur 50 njerëz në 46 aksidente, dy më shumë se vitin e kaluar. Ndërkaq, dukshëm janë shtuar aksidentet me të lënduar. Vitin e kaluar janë shënuar 2139 aksidente, ndërkaq sivjet 2781 aksidente.

Numri i të lënduarve në këto aksidente ka qenë 4207, ndërsa sivjet ka shkuar në 5389 persona të lënduar, shkruan lajmi.net

Po kështu është rritur edhe numri i aksidenteve me dëme materiale. Vitin e kaluar kanë ndodhur 4684, ndërkaq sivjet gati një mijë më shumë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidentet në total janë 8285 në vitin 2016, ndërkaq vitin e kaluar 7377.
Me rritjen e numrit të aksidenteve në trafik, është shtuar edhe rrezikshmëria. Policia e Kosovës duke synuar që të parandaloj rrezikun, ka shqiptuar edhe gjoba.

Në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar, janë shqiptuar pak më shumë se 150 mijë gjoba, ndërkaq sivjet numri i tyre është rritur mbi 100 mijë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se sivjet janë shqiptuar 161 mijë e 6 gjoba të ndryshme në trafik. Të llogaritura në para, mesatarja e një gjobe 20 euro, i bie më shumë se 3 milion euro gjoba nga janari deri në qershor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme