Pasi shau shqiptarët, zv/kryeminstri italian bën shqiponjën, fotoja bëhet virale

Zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, njihet si një nga politikanët me temperament jashtëzakonisht të lartë, promotor i politikave kundër emigrantëve dhe njëherazi euroskeptik. Edhe deklaratat e tij kundër shqiptarëve kanë bërë jo pak bujë, kur i quajti kriminelë dhe se do t’i kthente në vendin e tyre. Megjithatë, më pas Salvini u kujdes të sqaronte se e kishte fjalën për ata persona të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në foto e shpërndarë në rrjetet sociale e Salvinit duke bërë me duar simbolin e “shqiponjës” është bërë virale. Ministri i Brendshëm italian ka pozuar në krah të dy shqiptarëve që banojnë në Itali, një prej të cilëve, Zef Preçi, njëkohësisht edhe sipërmarrës.

Matteo Salvini duke bërë me duar shqiponjën

Moment domethënës për të treguar se Salvini nuk është realisht ai i cili shpërthen në rrjetet sociale apo deklarata mediake kundër shqiptarëve, por thellë-thellë, duket që është një admirues i fqinjëve përtej Adriatikut të cilët në vendin e tij janë jo pak, por rreth 400 mijë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme