Në Serbi dikush po e kërkon vdekjen e presidentit të tyre Aleksander Vuçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Këta persona të panjohur e kanë bërë përmes disa parullave të shkruara në qytetin e Jagodinës.
“Vdekje për Vuçiqin dhe bashkëpunëtorët”, thuhet në këto parulla të shkruar nëpër muret e shtëpisë, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Këto parulla gjenden menjëherë në hyrje të qytetit të Jagodinës në Serbi.
Aktualisht situata në Serbi është e tensionuar për shkak të përplasjeve të pushtetit me partitë opozitare, të cilat po kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit nga pushteti.
Atje, gjithashtu, do të mbahen zgjedhjet lokale, dhe lufta e partive politike ndërmjet vete është intensifikuar.