Një grup serbësh nga Kosova janë nisur sot në orën 10 nga Jarina për në Beograd në këmbë në mitingun në kuadër të fushatës “E ardhmja e Serbisë”, i cili mbahet më 19 prill.
“Dëshirojmë t’i tregojmë kryetarit tonë se sa ka mbështetje nga serbët në Kosovë e Metohi”, i ka thënë TV Most-it njëri ndër pjesëmarrësit Milos Jovanovic.
Duhet përkujtuar se në Beograd kryetari i Serbisë po zhvillon fushatën “E adhmja e Serbisë” si pandan i protestave të opozitës, e cila për nesër ka ftuar një miting në Beograd.