Dileri shqiptar i drogës dënohet me 12 vjet burgim në Londër

Një emigrant ilegal i cili është kapur me 9.5 kilogramë kokainë me vlerë të rrugës prej mbi 1 milion euro, është dënuar me 12 vjet burgim, pas gjetjeve që ka bërë Agjencia Nacionale e Krimit dhe Policia metropolitane e krimit të organizuar.

Suad Sufaj, 26 vjeçar, është ndaluar nga policia gjatë kohës sa ishte duke udhëtuar me veturë në Londër, më 26 shtator të vitit të kaluar, transmeton Koha.net.

Në kërkimin që u bë në veturën e tij u gjetën të ishin fshehur disa kilogramë kokainë në vlerë prej mbi 115 mijë euro.

Oficerët kanë kërkuar edhe në shtëpinë e tij ku janë gjetur edhe 8.5 kilogramë kokainë në vlerë prej mbi 923 mijë euro.

Sufaj u deklarua fajtor për akuzën e shpërndarjes së kokainës dhe u dënua në Gjykatën Kingston Crown.

Sufaj, pas vuajtjes së dënimit, do të deportohet në Shqipëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme