Prokurori i Speciales Schwendiman në Beograd për prova kundër UÇK-së!

E martë, 15 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Ditë më parë, Prokurori i Specializuar, David Schwendiman, pas vizitës që ka pasur në Prishtinë, ka vizituar edhe Beogradin, dhe kjo vizitë po shihet si e dëmshme për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas ekspertëve, kjo vizitë e  Prokurorit Schwendiman në Beograd ka për qëllim të mbledhjes së provave kundër UÇK-së, dhe për t`i shfajësuar krimet dhe gjenocidet e Serbisë ndaj shqiptarëve.

Lidhur për këtë vizitë të Schwendiman në Beograd, analisti, Faik Krasniqi ka thënë Gjykata Speciale ka për qëllim që t`i barazojë krimet e Serbisë ndaj civilëve shqiptarë me krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vizita e Prokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwendiman, në Beograd, nënkupton që kjo Gjykatë ka për tendencë që krimet e Serbisë të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, t’i barazojë me krimet e supozuara të UÇK-së ndaj civilëve serbë. Kjo është e pakuptimtë kur dihet shumë mirë që shqiptarët nuk kanë kryer krimet ndaj serbëve. Përkundrazi. Serbia ishte agresori dhe ata ishin që vranë, masakruan dhe zhdukën me mijëra shqiptarë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se janë dënuar një numër i vogël i serbëve që kanë kryer krime dhe se është e papranueshme që për krime lufte të akuzohen vetëm shqiptarët.

“Dhe për këto krime të Serbisë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë, shumë pak kriminelë serbë e morën dënimin e merituar. Sikur kjo Gjykatë të ishte formuar për të gjitha krimet e bëra, pavarësisht se prej kujt janë bërë, atëherë do të ishte fare në rregull. Por, është fare e papranueshme që për krime lufte të akuzohen vetëm shqiptarët, për krime që mund të kenë kryer individë ose qytetarë të mllefosur, që kanë humbur më të dashurit e tyre nga forcat kriminale serbe”, ka thënë Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi i ka hedhur fajin klasës politike që nuk kanë dërguar dëshmi për krimet e Serbisë në Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare, përkundër kësaj Serbia ka punuar vazhdimisht.

“Për këtë kanë faj kjo klasë politike, që prej përfundimit të luftës, nuk i dërguan Gjykatave Ndërkombëtare, dokumentacione për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve, por mendjen e kishin tek pushteti, paraja dhe uzurpimet. Kurse në anën tjetër, Serbia punoi vazhdimisht duke i dërguar Bashkësisë Ndërkombëtare prova të rrejshme për gjoja krimet e shqiptarëve ndaj civilëve serbë. E për fajin e politikanëve tanë të pangopur, na erdhi edhe Gjykata Speciale, Gjykatë që do të na lë njolla të këqija, duke na bërë një shtet dhe popull që ka kryer krime lufte!

Ndërsa, analisti tjetër, Islam Krasniqi mendon që vizita e Kryeprokurorit Schwendiman në Beograd nuk ka qëllime të mira dhe ka shkuar për të bashkërenditur veprimin e tij ndaj çlirimtarëve.

“Prokurori i Specializuar, David Schwendiman në Beograd nuk ka shkuar me një qëllim të mirë, por ka shkuar për ti bashkërenditur veprimin e tij ndaj çlirimtarëve, sepse kjo gjykatë na erdhi dhuratë nga Serbia dhe nga politika jonë e kriminalizuar të cilët për të shpëtuar vetën i pranoni kërkesat që vinë nga Beogradi në mënyre indirekte”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi  ka thënë se Prokurori Special, Schwendiman ka shkuar në Beograd për të marrë prova për të akuzuarit e mundshëm të UÇK-së.

“Prokurori nga Haga vizitojë Beogradin për të kërkuar prova kundër të akuzuarve të mundshëm të UÇK-së, për ta shfajësuar Serbin për krimet dhe gjenocidin ndaj shqepëtave, ashtu siç e shfajësuan kasapin e Ballkanit Milloshoviqin për krimet në Serbenicë, në sy të bashkësisë ndërkombëtare, dhe të ja mveshin UÇK-ës, për ti burgosur çlirimtarët”, ka pohuar Krasniqi.

Në fund, ai ka thënë se po plotësohen dëshirat e Beogradit duke i diskriminuar vetëm shqiptarët.

“GjND-ja në Hagë ishte kundër kësaj Gjykate, duke treguar në pastërtinë e Luftës Çlirimtare, pastaj UNMIK-u me akuza të Beogradit i dënoj UÇK-në, pastaj EULEX-i i dënoj, tash kjo çka po kërkon, vetëm plotësimin e dëshirave të Beogradit, duke i diskriminuar vetëm shqiptarët gjersa ata që kryen krime të sillen nëpër Kosovë si pashallarë”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe,  kryeprokurori i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman gjatë vzitës në Beograd ka takuar shefin i Qeverisë së Serbisë,  Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas mediave serbe, kryeprokurori i Speciales ka thënë se pret mbështetje që të hap edhe një zyrë në Beograd, e cila do të përdorej për qasje më të lehtë të dëshmitarëve dhe dokumente.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme