Flasin familjarët: Visari punonte për idare, policia ta shikojë nëse kompania ka pasur leje për punë

I riu që humbi jetën nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë, është Visar Behrami, 27 vjeçar nga Mitrovica, transmeton Gazeta Metro.

Për vdekjen e tij kanë folur të pikëlluar edhe familjarët e tij, ku kanë thënë se Visari ishte në punën e tij të përditshme për të siguruar një bukë goje për të dhe familjen e tij.

“Ka qenë në punën e tij përditshme të natyrshme për idare siç thotë populli, Allahu na e ka na e ka dhonë, Allahu edhe e ka marrë”, tha një nga familjarët e 27 vjeçarit, transmeton Gazeta Metro.

Po ashtu familjarët thonë se nuk e dinë nëse kompania që ka punuar Visari kishte leje për punë, ata thonë se këtë më së miri e dinë policia.

“Nuk e di sa kohë ka qenë i punësuar në këtë kompani, policia e dinë më mirë në lidhje me kompaninë se a ka pasur leje”, tha familjari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme