Flet avokati i Aganit: Ky rast paraqet drejtësi selektive

Pas vendimit për dënim prej dy viteve e gjashtë muaj burg për ish ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, ka reaguar, avokati i këtij të fundit Adem Vokshi.

Ai para gazetarëve tha se ky vendim është befasues dhe i papritur, pasi siç konsideron avokati gjitha provat kanë dëshmuar se në veprën që akuzohet Agani nuk ka asnjë element të veprës penale.

Ndërsa, këtë aktvendim të gjykatës e cilësoi si drejtësi selektive. Avokati Vokshi u shpreh se pavarësisht të gjithave ka pritur që gjyqtarja në bazë të provave do të shpallet aktvendim lirues për ish-ministrin Ferid Agani.

“Nuk ka elemente të veprës penale, për këtë arsye është i habitshëm vendimi i gjykatës. Jo për dënimin, por thjesht për shpalljen fajtor të akuzuarve. Kjo është habia më e madhe. Unë me të vërtet kam pritë një vendim definitivisht lirues nga ana e gjykatës. Kam pritë para se me dhënë fjala përfundimtare që prokurorja do të heq dorë nga vepra penale. Pas shqyrtimit gjyqësor, pas gjithë atyre provave të administruar. Fundi fundi cilat prova janë administruar kur kjo veprimtari e këtyre të akuzuarave kur u shpallen fajtor me ligj është e përcaktuar se si duhet vepruar. Në tërësi në harmoni me gjitha dispozitat ligjore dhe cila është arsyeja që ata me u shpall fajtor”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme