Pas BDI-së edhe VMRO – DPMNE del në mbrojtje të Sulejman Rexhepit të BFI-së

Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev i vlerësoi ndodhitë e fundit si skandaloze dhe VMRO-DPMNE-së i në mënyrë i dënon.

“Ajo që e pamë është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e shtetit te bashkësitë fetare që për Republikën e Maqedonisë si shtet sekular kjo është e papranueshme”, tha Igor Janshev.

Janushev rikujtoi se në të kaluarën nënkryetari i LSDM-së jepte kualifikime për kreun e BFI-së me çka e quante rezil, të keq dhe arushë e mbrojtur.

“Këtë ndërhyrje e dënoj dhe presim nga institucionet kompetente që në fakt erdhën me porosi dhe bënë atë që e pamë dje të tërhiqen dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat për zbardhen e plotë të rastit”, deklaroi Janushev.

Në anën tjetër deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj tentimit për shkarkimin e Reis Ul.Sulejman Rexhepi nga disa persona të cilët në mënyrë jashtëligjore hyrën në objektin e BFI-së.

Gjorçev për këtë akuzon kryeministrin Zaev dhe deputetin shqiptar nga kjo parti Muhamet Zekiri. Ai thotë se Zaev dhe Zekiri nuk mund dhe nuk duhet ta zgjedhin kreun e BFI-së. Gjorçev thotë se BFI ka organet e saja, hoxhallarë dhe besimtarë.

Gjorçev thotë se me hyrjen e policisë në BFI, është përzierje direkte e Qeverisë së LSDM-së në punët e brendshme të BFI-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme