Në kuadër të 500-vjetorit të vdekjes së Leonardo da Vinçit, një artist italian ka realizur portretin e tij në një tokë arë prej 27 km2. Dario Gambarin përdori një traktor për të ravijëzuar linjat dhe vijat duke formuar një imazh 27 km katrorë të fytyrës së Da Vincit, në fermën e prindërve të tij në Verona të Italisë. Gambarinit, i quajtur ndryshe “artisti i tokës”, iu deshën tetë orë për të përfunduar punën.