Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka tërhequr vërejtjen ese gjatë dy muajve të ardhshëm, pas samitit të Berlinit presionet ndaj Serbisë do të jenë më të mëdha se sa kurrë më parë.
“Samitit i Berlinit ka nuk ka sjellë zgjidhje, por ka bërë një lëvizje marrë para sysh se Gjermania dhe Franca insistojnë që dialogu të zhbllokohet dhe të vazhdojnë bisedimet Serbi-Kosovë. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se presionet ndaj Serbisë do të dobësohen. Përkundrazi, gjatë dy muajve të fundit ato të jenë më të ashpra se sa kurrë më parë”, ka shkruar në një tekst autorial që e përcjell b92.
tij, po përgatitet terreni që të bëhet presion total ndaj Serbisë.
“Deri në korrik, kur duhet të mbahet samit në Paris, Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq do të jenë nën një presion të tmerrshëm. Me të gjitha mënyrat do të përpiqen që të na thyejnë, që të na e dobësojnë pozicionin, të arrijnë që Serbia t’i humbasë të gjitha e që Kosova t’i fitojë të gjitha”, ka thënë Daçiqi, transmeton Koha.net.
Ai mendon se vazhdimi i negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE do të kushtëzohet me kërkesën që Beogradi të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe që të heqë dorë nga partneriteti me Kinën.
“M parullën e shqetësimit për qytetarët tanë,do të përpiqen të na i mbyllin të gjitha dyert. Megjithëkëtë, kjo nuk do të kalojë. Jo përderisa Serbia të ketë miq në Moskë e në Pekin, por edhe në Berlin, Paris, Washington , Bruksel…Se kemi miq, të gjithë kanë mundur ta shohin në Pekin ku presidenti Vuçiq u takua me liderët e Kinës e të Rusisë,Xi Jinping dhe Vladimir Putinin”, ka thënë Daçiq.
Ai ka përkujtuar se miqtë nga Pekini e Moska Beogradit po i japin përkrahje të pa rezervë për Kosovën.
“Kjo është garancia jonë se në OKB askush nga Kosova nuk do të mundë ta thyejë Serbinë dhe serbët”, ka thënë Daçiiqi.