Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka reaguar pas dorëheqjes që ka dhënë Rrahim Pacolli nga pozita që ai mbante si Sekretar Organizativ i AKR-së si dhe nga partia.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, e ka lavdëruar Rrahim Pacollin duke thënë se ishte person që i ka mbajtur premtimet.
Gjithashtu Tahiri ka paralajmëruar se ka njerëz brenda AKR-së, që po duan ta rrënojnë partinë.
Postimi i plotë i Labinot Tahirit:
“Rrahim Burri, nuk e di sa janë pro me ty dhe jo pro në AKR! Një e di, prej që jam në këtë parti, njeri i gjallë si ti nuk më ka nejt në fjalë, dhe nuk ka pasur njeri që i ka mbajt premtimet sikurse ti!
Qysh do le të vjen e ardhmja, por që je shumë i drejtë e kam nuhatur moti kohë!
Edhe një, nuk i di arsyet e këtij vendimi , por e di që ka shumë mbrenda partise, që duan ta rrënojnë ketë parti!
Uroj të i hapin sytë”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, Rrahim Pacolli, që ishte Sekretar Organizativ i Aleancës Kosova e Re, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe nga partia.